‘Reformo ministrinë, ose bëhu…’, ‘Skënderbeu’ ultimatum ‘Mamicës’
Burime pranë mbledhjes maratonë të socialistëve, e cila zgjati rreth shtatë orë, bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësi të forta lidhur me funksionimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Sipas këtyre burimeve, Rama ka qenë tejet kritik ndaj rolit dhe peshës aktuale të kësaj ministrie, duke theksuar se në formën që ka sot nuk justifikon statusin e një dikasteri më vete. Ai ka lënë të kuptohet se ligji i ri duhet ta ripozicionojë institucionin, ndërsa ka shprehur mendimin se, nëse situata nuk ndryshon, ministria mund të reduktohet në nivel drejtorie ose të bashkohet me një tjetër institucion shtetëror.
“Ligji i ri duhet t’a shpërblejë atë ministri. Ashtu siç është ajo nuk meriton të jetë ministri, por veç një drejtori. Nëse qëndron ashtu, le të bashkohet si një drejtori e ministrisë së shëndetësisë e të jetë Elisa zv ministre. Është gjendje e papranueshme”, mësohet të jetë shprehur Edi Rama.
Këto qëndrime, mësohet se janë shprehur në mungesë të ministres Elisa Spiropali, e cila ndodhej jashtë vendit në një vizitë zyrtare në Ukrainë.
Gjatë të njëjtës mbledhje, kryeministri ka pasur kritika të forta edhe për Radio Televizionin Shqiptar. Rama ka vënë në dyshim mënyrën e financimit dhe funksionimin e RTSH-së, duke theksuar se institucioni duhet të dalë nga varësia financiare ndaj buxhetit të shtetit dhe pagesave të qytetarëve.
Sipas tij, televizioni publik duhet të kalojë në një model vetëmenaxhimi, të gjenerojë të ardhura dhe të provojë se mund të funksionojë si një institucion i qëndrueshëm dhe i reformuar, pa qenë barrë për taksapaguesit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



