Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të 44-t të konstituohet.
Dhe në seancën e sotme nuk u arrit kuorumi për ngrtjen e komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit nuk po arrijnë të konstituojnë Kuvvendin, pasi çështja ka ngelur në pikën e tretë, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.
Vetëvendosja vijon të propozojë emrin e Albulena Haxhiut për këtë post, ndërsa partitë e tjera nuk e mbështesin këtë emër.
Në seancën e sotme 45 deputetë votuan pro ngritjes së komisionit, ndërsa nuk pati votime kundër dhe abstenim.