E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK nis hetimet për Aeroportin e Vlorës dhe  sistemin TIMS
Flash

SPAK nis hetimet për Aeroportin e Vlorës dhe sistemin TIMS

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka regjistruar një procedim penal lidhur me ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga SPAK, e cila bën me dije se hetimet janë ende në fazën paraprake dhe nuk bëhen publike emrat apo institucionet e përfshira.

Sipas burimeve, hetimet lidhen me ligjshmërinë e procedurave koncesionare dhe nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e këtij aeroporti, një projekt që është promovuar si pjesë e “Shqipërisë turistike” nga qeveria Rama.

Paralelisht me këtë çështje, është regjistruar edhe një tjetër procedim penal për ndërhyrje të dyshuar në sistemin TIMS  databaza kritike për kontrollin e hyrje-daljeve në pikat kufitare të vendit. Edhe ky hetim është hapur mbi bazën e një kallëzimi penal, ndërsa ende nuk është bërë publik identiteti i personave apo strukturave të dyshuara.

SPAK ka sqaruar se hetimet janë në fazën fillestare dhe çdo veprim do të ndërmerret mbi bazën e provave të mbledhura gjatë procesit.

Këto zhvillime ngrejnë shqetësime të reja mbi integritetin e kontratave publike dhe sigurinë e sistemeve shtetërore, në një kohë kur vendi përballet me mungesë transparence dhe dyshime të thella mbi keqmenaxhimin e fondeve publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.