Replika/Lubonja: Henri Çili grabitqar
Lubonja: Është në logjikën e kësaj kulture dominante të pushtetit të sotëm që vegla kryesore e këtij manipulimi është Henri Çili, sinonimi i regjimin të ri të grabitjes së shqiptarëve nga një grusht njerëzish. Vetëm në Shqipëri ndodh që universiteti të ketë gazeta të përditshme që bëjnë politikë dhe që godasin edhe kundërshtarët e pushtetit, deri edhe gazetarë e intelektualë, siç është universiteti privat i këtij personi. Vetëm në Shqipëri ndodh që universitetet në vend se të jenë qendra proteste e emancipimi të shoqërisë, vatra të mendimi të lirë, janë fabrikues gënjeshtrash, qendra korruptimi të intelektualëve, të blerjes së heshtje së tyre dhe, në rast të kundërt, të shantazhimit e denigrimit. Nga shkrimtari që aspiron të marrë çmimin Nobel do të pritej që të thoshte një fjalë të vetme për masakrën që po përjeton kultura dhe arsimi në Shqipëri nga këta universitete dhe të bashkohej me Lubonjën, që ka denoncuar vazhdimisht veprimtarinë antiarsim të këtyre personazheve. Por ky, përkundrazi, bashkohet me Çilin, pranon favore e oferta që Lubonja ia ka refuzuar dhe bashkëpunon me pushtetin e tij sepse ky i pastron ferrat si Lubonja, që medemek e pengojnë që ky të marrë çmimin e madh.
p.s…Dhe Lubonja e mbyll keshtu sot: Sulmi ndaj meje është një provë se ky regjim nuk don t’i hapë dosjet, por t’i manipulojë ato, nuk don të reformojë drejtësinë, por ta manipulojë atë për t’i mbajtur njerëzit të shatazhuar e nënshtruar. Kushdo që ka ende shpresë se mund të jetohet pa frikë dhe me dinjitet në këtë vend, nuk duhet të trembet nga këta manipulatorë perversë, ndërgjegjja e të cilëve ngarkohet përditë me mëkate sipas asaj thënies “krimi ndjell krimin”. Përndryshe, ajo që shohin në kodër shpejt do t’u kthehet në voter
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



