E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reshjet e shiut dhe dëborës ‘mbërthejnë qarkun e Dibrës
Lajme

Reshjet e shiut dhe dëborës ‘mbërthejnë qarkun e Dibrës

Bllokohet rruga e fshatit Zall Dardhë

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe dëborës, Qarku Dibër vijon të përballet me disa problematika të izoluara, ndërsa në tërësi situata paraqitet e qëndrueshme dhe e menaxhueshme.

Reshjet e shiut po vazhdojnë me intensitet të ulët, ndërkohë që dëbora ka nisur të shfaqet në zonat mbi 600 metra mbi nivelin e detit.

Në Bashkinë Dibër, njësia administrative Zall Dardhë, rruga e fshatit është bllokuar përkohësisht për shkak të rrëshqitjes së një masivi dheu. Në terren po punojnë mjete të rënda për hapjen dhe rikthimin e qarkullimit. Po në këtë bashki, në njësinë administrative Tomin, fshati Zdojan, dalja nga shtrati e përroit ka rrezikuar përmbytjen e disa hektarëve tokë bujqësore dhe tre banesave. Bashkia ka ndërhyrë me fadromë për normalizimin e situatës. Ndërkohë, në njësinë administrative Kastriot, fshati Kishavec, vijon puna për thellimin e shtratit të përroit, ndërsa në Arras, fshati Mustafe, po kryhet pastrimi i rrugës nga dherat dhe gurët e rënë.

Në Bashkinë Mat, në njësitë administrative Macukull dhe Derjan, janë regjistruar reshje dëbore me trashësi rreth 10 centimetra. Në fshatin Karicë, lagjja Doçi, është konstatuar një rrëshqitje në trupin e rrugës, ku po punohet për stabilizimin e saj.

Në Bashkinë Bulqizë, reshjet e dëborës kanë arritur deri në 10 cm, por pa shkaktuar problematika, ndërsa në Bashkinë Klos po vijon puna për zgjidhjen e problematikave të mbartura nga ditët e mëparshme dhe nuk raportohen situata të reja.

Në rrugën nacionale Peshkopi–Vasije, si dhe në segmentin e Rrugës së Arbrit, në aksin Fushë Bulqizë–Plan i Bardhë, ka prani dëbore deri në 10 cm. Operatorët kontraktorë janë në terren për pastrimin dhe garantimin e qarkullimit normal. Akset e tjera nacionale raportohen të hapura.

Autoritetet bëjnë me dije se furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm në të gjithë territorin e qarkut është normal, ndërsa situata vijon të monitorohet në mënyrë të pandërprerë nga strukturat përkatëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.