E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Revanshi’/ SPAK kërkon 127 vite e 6 muaj burg vite burg për 12 të pandehurit
Lajme

‘Revanshi’/ SPAK kërkon 127 vite e 6 muaj burg vite burg për 12 të pandehurit

Kërkon nga 15 vite heqje lirie për Astrit Avdylin dhe Emiljano Shullazin

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur pretencën për një nga fraksionet e dosjes së njohur si “Revanshi”, hetim i cili u mbështet në zbardhjen e komunikimeve në platformën SKY ECC.

Sipas organit të akuzës, nga këto komunikime janë siguruar prova që çuan në ngritjen e akuzave për vepra të rënda penale, përfshirë sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve dhe pjesëmarrjen në grupe kriminale.

Në pretencën e paraqitur, SPAK ka kërkuar këto dënime për të pandehurit:

  • Astrit Avdyli – 15 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar reduktohen në 10 vite
  • Emiljano Shullazi – 15 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbresin në 10 vite
  • Naim Stafuka – 9 vite burg, që reduktohen në 6 vite
  • Blerim Abazi – 10 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbresin në 6 vite e 8 muaj
  • Besian Xhixha – 10 vite burg, reduktohen në 6 vite e 8 muaj
  • Enver Diva – 10 vite burg, reduktohen në 6 vite e 8 muaj
  • Robert Laçi – 10 vite burg, reduktohen në 6 vite e 8 muaj
  • Gjergj Cukali – 10 vite e 6 muaj burg, që zbresin në 7 vite
  • Viktor Imeraj – 10 vite burg, reduktohen në 6 vite e 8 muaj
  • Satilno Basho – 10 vite burg, reduktohen në 6 vite e 8 muaj
  • Miri Bruli – 9 vite burg, reduktohen në 6 vite
  • Xhelal Rraja – 9 vite burg, reduktohen në 6 vite

Këto masa ndëshkuese janë kërkuar duke aplikuar uljen me një të tretën e dënimit për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, siç parashikon ligji.

Dosja “Revanshi” konsiderohet një nga hetimet më të rëndësishme të viteve të fundit në luftën kundër krimit të organizuar, ku komunikimet e siguruara nga platformat e enkriptuara kanë luajtur rol kyç në dokumentimin e aktivitetit kriminal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.