Revoltohet Antonela Berisha: S’jam unë te videot e Adi Hilës
Antonela Berisha ka reaguar publikisht pas qarkullimit në rrjetet sociale të një videoje intime, për të cilën disa përdorues kanë pretenduar se personi që shfaqet në pamje është ajo.
Përmes disa postimeve në Instagram, Berisha i ka mohuar kategorikisht këto aludime, duke sqaruar se vajza që shfaqet në video nuk është ajo. Për të kundërshtuar pretendimet, ajo ka publikuar edhe fotografi të saj, duke iu referuar disa tipareve fizike që, sipas saj, e dallojnë nga personi në materialin që po qarkullon.
“Po bëj këtë sqarim vetëm një herë. Po qarkullon një video intime e një vajze që mund të ketë ngjashmëri me mua në fytyrë. Personi në atë video NUK JAM UNË”, ka shkruar Berisha.
Në reagimin e saj, ajo ka përmendur fillimisht ndryshimet që lidhen me gjatësinë dhe strukturën trupore, duke argumentuar se këto elemente nuk përputhen me personin që shfaqet në video.
Berisha është ndalur gjithashtu te një detaj në pjesën e qafës. Ajo ka deklaruar se nuk ka nishan në atë zonë dhe ka publikuar një fotografi të saj për të treguar nishanin që ka pranë kërthizës, duke pretenduar se ky detaj nuk përputhet me atë që duket në pamjet që janë shpërndarë në rrjet.
Një tjetër element që ajo ka sjellë në vëmendje është një unazë martese që, sipas saj, shihet në dorën e vajzës në video. Berisha ka argumentuar se edhe ky detaj nuk përputhet me të dhe e përdor si një tjetër arsye për të kundërshtuar pretendimet që e lidhin me materialin.
Përmes këtyre reagimeve, Antonela Berisha ka kërkuar të sqarojë publikisht se nuk është personi që shfaqet në videon intime dhe t’u japë fund aludimeve që kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




