E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Robert Aliaj Dragot shpërthen ndaj policisë: A keni familje? A keni fëmijë?
Lajme

Robert Aliaj Dragot shpërthen ndaj policisë: A keni familje? A keni fëmijë?

Artisti Robert Aliaj Dragot ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka akuzuar efektivët e Policisë së Shtetit dhe të RENEA-s për dhunën ndaj protestuesve, duke përmendur edhe të miturit, studentët dhe të rinjtë.

Në reagimin e tij, Aliaj u drejtohet efektivëve me një sërë pyetjesh mbi përgjegjësinë morale dhe njerëzore për veprimet e tyre gjatë protestave. Ai shpreh indinjatën për mënyrën se si, sipas tij, janë trajtuar demonstruesit, ndërsa ngre shqetësimin për pasojat që këto ngjarje mund të kenë te familjet e tyre.

“A keni familje? A keni fëmijë? A keni ju gra?”, shkruan artisti, duke e zhvendosur vëmendjen edhe te familjarët e punonjësve të policisë dhe reagimi i tyre ndaj situatës.

Aliaj kritikon gjithashtu heshtjen e familjarëve të efektivëve, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrimin e tyre përballë asaj që ai e cilëson si dhunë ndaj të rinjve dhe protestuesve të pafajshëm.

Në një pjesë tjetër të reagimit, artisti përdor tone të forta ndaj institucioneve shtetërore, duke e cilësuar situatën si diktaturë dhe duke e mbyllur mesazhin me thirrjen: “Poshtë diktatura”.

Postimi i Robert Aliaj Dragot vjen në një klimë të tensionuar politike, ku protestat në Tiranë dhe përplasjet mes demonstruesve dhe forcave të rendit kanë nxitur reagime të shumta publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.