Rovena Zoto futet në garë për Prokurore të Përgjithshme
Prokurorja Rovena Zoto (Bozo) ka dorëzuar kandidaturën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke u bërë emri i dytë që hyn në këtë garë, pas prokurorit Adnan Xholi, i cili aplikoi një ditë më parë.
Sipas ndryshimeve kushtetuese të miratuara në vitin 2016, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga Kuvendi me shumicën prej tre të pestave të votave dhe ushtron detyrën për një mandat 7-vjeçar, pa të drejtë riemërimi.
Procedura parashikon që kandidatët të dorëzojnë fillimisht dokumentacionin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ky institucion kryen vlerësimin paraprak dhe përzgjedh tre kandidatët e kualifikuar. Më pas, lista i përcillet Kuvendit, i cili vendos përfundimisht përmes votimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



