E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrahja e maturantit/ Meta: Vetingu nis me Ramën
Lajme

Rrahja e maturantit/ Meta: Vetingu nis me Ramën

Rrahja e maturantit/ Meta: Vetingu nis me Ramën. Ruçi bën si trim, por u arratis me fustan grashRrahja e maturantit/Ruçi bën si trim, por u arratis me fustan grash

Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta ka shpërthyer ditën e sotme në një mtiing në Fushë-Krujë ndaj kryeministrit Rama dhe Gramoz Ruçit.

Ai foli për rastin e rrahjes së një maturanti që voton për LSI-në në Zharrës. Meta akuzoi se pas këtij akti fshihet Rama.

Ai tha se Rama pasi dështoi me puçin për reformën në drejtësi, tani po nxit dhunë dhe përplasje me simpatizantëve.  Meta paralajmëroi se vetingu do të nisë me Ramën dhe një mesazh ndaj Gramoz Ruçit, duke thënë se ai që bën si i fortë dikur arratisej me fustan grash.

  PS e krahasoi me Ivanovin, reagon Meta pas deklaratës për mosdekretim të qeverisë

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka folur nga Fushë-Kruja për akuzat e PS-së se deklarata e tij për mosdekretim të qeverisë së re ishte kërcënim si ai i Ivanov dhe Gruevskit në Maqedoni. Meta tha se ai nuk është Ivanovi, por as Rama, Lulushi dhe Berisha. “Dua të jap edhe një përgjigje për ata që thanë se Meta kërcënon si Ivanovi. Nuk jam Ivanovi, as Edi Rama, as Lulushi, as Sali Berisha. Për mua nuk ka asnjë gjë më të rëndësishme se Shqipëria dhe fëmijët e të gjithë shqiptarëve”, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.