E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrahu gazetarin Burim Pacolli, arrestohet reperi “Mossi”
Lajme

Rrahu gazetarin Burim Pacolli, arrestohet reperi “Mossi”

Reperi shqiptar, Gramos Krasniqi i njohur si Mossi, është arrestuar nga autoritetet pas një incidenti të dhunshëm ndaj gazetarit Burim Pacolli. Ngjarja ndodhi disa ditë më parë në Prishtinë, ku përveç Mossit, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë të përfshirë në sulm.

Sipas informacioneve, incidenti ka nisur pas një videoje në Instagram të Pacollit, ku ai kishte renditur disa prej “diss”-eve më të njohura të reperëve shqiptarë, duke përmendur veçanërisht Butën (Betim Januzin), reperi i cili kishte reaguar më parë ndaj Mossit. Rivaliteti mes Mossit dhe Butës është i njohur dhe ka vazhduar përmes vargjeve të këngëve të tyre.

Pas sulmit, Mossi reagoi në rrjetet sociale duke argumentuar se konflikti kishte nisur për shkak të refuzimit të tij për një intervistë me gazetarin. Ai gjithashtu kritikon punën e Pacollit, duke thënë se komentet për këngët e tij të fundit janë të tepërta dhe personale. Në një postim, reperi shkruante:

“Duhet t’i japësh kohë ose edhe vit tjetrit që ta kritikosh përsëri, jo çdo projekt ende pa dalë mirë.”

Nga ana tjetër, Pacolli hodhi poshtë interpretimin e Mossit dhe mohoi se refuzimi i intervistës ishte shkak për sulmin. Megjithatë, reagimet e mëtejshme të reperit, përfshirë kërcënime të hapura dhe mesazhe private, rritën tensionin. Në një prej tyre, Mossi i kishte thënë gazetarit të fshinte postimin brenda shtatë minutash dhe të mos e përmendte më.

Me arrestimin e Mossit, mbetet për t’u parë vendimi i autoriteteve ligjore dhe pasojat që do të kenë veprimet e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.