E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëfimi i Berishës/ Ja si u përzu Edi Rama nga Gramoz Pashko
Politikë

Rrëfimi i Berishës/ Ja si u përzu Edi Rama nga Gramoz Pashko

Ish Kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për Syri.net kujtoi krijimin e Partisë Demokratikë në vitet 1990. Berisha foli edhe për protagonizmin e Edi Ramës, i cili sipas tij ishte ekstremist dhe kërkonte revolucion me gjak dhe dhunë.

Por si e kujton Berisha njohjen e tij të parë me Edi Ramën?

Berisha: Erdhi në zyrën time, unë isha e Gramoz Pashkon. Pasi na parashtroi disa ide Edi Rama rreth funksionimit të partisë, Gramozi i tha dil përjashta. Ky kishte ardhur me amulukun e Myslim Pezës. Ai kishte një platformë ekstremiste dhe është ndarë me Partinë Demokratike njëherë e përgjithmon ë.

 Ish kryetari i Partisë Demokratike Berisha, kujton edhe takimin e fundit me Ramën, tek “Sheshi Italia”.

Berisha: Në sheshin “Italia”, u bë një takim me Fakultetin e Arteve. Erdhi Edi Rama me Ardian Klosin dhe Kasem Trebeshinën.

Ardian Klosi: Ti je një stalin i vërtetë

Berisha: Pse i thashë?

Ardian Klosi: Sepse ti nuk të lë të flasësh

Rama: Në çdo shtyllë të varim një komunist

Berisha: Po babain tënd kur do ta varësh?

Rama: Të parin do e var!

Berisha: Unë nuk jam për varje, shko krijo partinë tënde

Sipas ish kryeministrit Berisha, Edi Rama kishte parashikuar se do të bëhej që në atë kohë, kryetar partie të PS. Pasi nuk ia dhanë Partinë Socialiste, Rama kërkoi të nxirrte jashtë ligjit këtë parti. Më pas krijoi partinë KIS por u shkatërrua shumë shpejt bashkë me Spartak Ngjelën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.