E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rreziku nga përmbytjet, jepet paralajmërimi i rëndësishëm
Lajme

Rreziku nga përmbytjet, jepet paralajmërimi i rëndësishëm

Intensiteti i reshjeve pritet të rritet ndjeshëm në orët në vijim, me kulmin gjatë ditës së premte, ndërsa shirat do të përqendrohen kryesisht në zonat veriore dhe jugore të vendit.

Sipas parashikimit të Instituti i Gjeoshkencave, është shpallur alarm portokalli për qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Gjatë 24 orëve të ardhshme, sasia e reshjeve mund të arrijë deri në 90 milimetra në disa zona.

Autoritetet paralajmërojnë se intensiteti i lartë i shiut dhe shtrëngatat mund të krijojnë probleme lokale, duke përfshirë rrëshqitje dherash dhe vërshime uji në zona urbane, në varësi të kapaciteteve të sistemeve të kanalizimeve. Në qarqet e tjera priten reshje me intensitet mesatar.

Situata më e ndjeshme parashikohet në qarkun e Shkodrës, ku reshjet në basenet e lumenjve Drin dhe Buna pritet të rrisin prurjet, duke shtuar rrezikun për përmbytje në zonën e Nënshkodrës.

Rritje të prurjeve priten edhe në lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë, me mundësi për përmbytje të kufizuara lokale.

Në veri, lindje dhe juglindje të vendit, në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të shfaqen në formë dëbore.

Temperaturat pritet të shënojnë një rritje të lehtë: vlerat minimale do të zbresin deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 15°C.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.