E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rritja e çmimit të naftës në Korçë kap “qiellin”
Lajme

Rritja e çmimit të naftës në Korçë kap “qiellin”

Në Korçë është shënuar gjatë ditës së sotme një rritje e dukshme e çmimit të naftës në disa pika karburanti të qarkut.

Sipas vëzhgimeve në terren, krahasuar me situatën e dy ditëve më parë, çmimi i një litri naftë është rritur ndjeshëm. Në disa stacione furnizimi, çmimi ka arritur deri në 198 lekë për litër.

Vetëm 48 orë më parë, nafta tregtohej mesatarisht rreth 175 lekë për litër, çka do të thotë se rritja arrin deri në rreth 23 lekë për litër.

Ky ndryshim i shpejtë i çmimeve po ndihet nga drejtuesit e automjeteve dhe operatorët e transportit, të cilët përballen me kosto më të larta furnizimi.

Ndërkohë mbetet për t’u parë nëse ky trend do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme apo do të ketë stabilizim të çmimeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.