E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rusia shënjestron Greqinë: Tradhëtarët dërguan armë në Donbas!
Lajme

Rusia shënjestron Greqinë: Tradhëtarët dërguan armë në Donbas!

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka ashpërsuar tonet ndaj Greqisë, duke e akuzuar Athinën se ka ndërprerë marrëdhëniet tradicionale me Moskën dhe është rreshtuar hapur kundër Rusisë në konfliktin në Ukrainë.

Gjatë një prezantimi mbi aktivitetin diplomatik të Rusisë për vitin 2025, Lavrov deklaroi se Greqia ka shkatërruar bashkëpunimin e ndërtuar ndër dekada në fusha si politika, ekonomia, kultura dhe marrëdhëniet humanitare. Sipas tij, qëndrimi i Athinës nuk ka ndryshuar prej disa vitesh dhe vazhdon të karakterizohet nga deklarata që ai i cilësoi si anti-ruse.

Kreu i diplomacisë ruse akuzoi Greqinë edhe për furnizimin me armë të Ukrainës, duke pretenduar se këto armatime po përdoren në operacione ushtarake në rajone si Donbasi, Zaporizhia, Khersoni dhe Krimea. Ai theksoi se në këto zona jeton një diasporë e konsiderueshme greke, për të cilën, sipas tij, Athina duhet të tregonte më shumë kujdes.

Lavrov kritikoi gjithashtu bashkëpunimin strategjik të Greqisë me Ukrainën në fushën e teknologjisë ushtarake, përfshirë marrëveshjet për dronët detarë, duke e cilësuar këtë si pjesë të një presioni të gjerë perëndimor ndaj Athinës për të mbajtur një linjë të ashpër kundër Moskës.

Në të njëjtën kohë, media greke Protothema raportoi se një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik në Greqi mbështet një qëndrim neutral në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas sondazheve të publikuara, rreth 72% e qytetarëve grekë shprehen se vendi duhet të mbajë një pozicion të balancuar dhe të mos përfshihet drejtpërdrejt në konflikt.

Megjithatë, Athina zyrtare ka vijuar bashkëpunimin me aleatët perëndimorë dhe ka ofruar mbështetje për Ukrainën, përfshirë dërgimin e armatimeve dhe sistemeve mbrojtëse, duke konfirmuar pozicionimin e saj në linjë me politikën e NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.