E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sa shumë arritje na ndodhën ende pa ardhur ambasadori amerikan..!
Lajme

Sa shumë arritje na ndodhën ende pa ardhur ambasadori amerikan..!

Ylli Manjani

Arritje, arritje!

Rrugë, autostrada, tunele, bypasse, kulla të larta, resorte të reja turistike, 10 milionë turistë, kampe për refugjatë, foto me atlete të bardha, grupe kriminale, grupe armiqsore të brendshëm e të jashtëm, demaskim i dardhangrënësve pas kurrizit, arrestime por dhe largime nga vendi, korrupsioni u thellua, Berisha në arrest shtëpie, fitore të zgjedhje me 90%, ia bëmë Greqisë dhe Himarës 8 me 2 Himarës, Beleri u bë eurodeputet, Tavo u bë prefekt pastaj kandidat, ndryshime në qeveri, vdiq Kadareja, Elisa u bë numri 2, Bajram Begaj shkroi një letër për ditë të diele, hapëm dhe mbyllëm listat për deputetë, shqipet do votojnë me postë, u nda Ilir Meta nga Monika dhe mori malet, Luli humbi vulën, AliBeu humbi Lulin, u fik zjarri në Shëngjin, këngë e valle gjithandej e ç’të renditësh tjetër më parë…!

Gjithë këto gjëra kanë ndodhur.

Dhe të mendosh që këto ndodhën ende pa ardhur ambasadori amerikan..!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.