SPAK ka shpallur pretencën për një nga dosjet më të rëndësishme që lidhet me abuzimet në tenderat publikë, ku të përfshirë janë ish-drejtues të Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Në qendër të hetimeve janë ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, dhe ish-zyrtari tjetër Gentian Gjyli, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera dhe vepra të tjera penale të lidhura me procedurat e prokurimit publik.
Sipas prokurorisë, bëhet fjalë për disa episode abuzimesh të kryera në bashkëpunim gjatë zhvillimit të procedurave tenderuese. Ndërkohë, të pandehurit Ervis Lami dhe Brunilda Buli kanë bashkëpunuar me drejtësinë në fazën paraprake të hetimit.
Procesi po zhvillohet me gjykim të shkurtuar, çka sjell automatikisht uljen e dënimit me një të tretën për të pandehurit.
Dënimet e kërkuara nga SPAK
Për Evis Berberi, SPAK kërkon:
- 10 vite burg për:
- shkelje të barazisë në tendera (5 episode)
- korrupsion pasiv (6 episode)
- pastrim parash (1 episod)
(dënimi ulet me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar)
Për Gentian Gjyli:
- 1.6 vite burg për shkelje të barazisë në tendera (2 episode)
- Ndalim për 5 vite nga funksionet publike
Për Erald Elezi:
- 1.6 vite burg për shkelje të barazisë në tendera (ulet me 1/3)
- Ndalim për 5 vite nga funksionet publike
Ndërkohë, prokurori i SPAK, Dritan Prençi, ka paraqitur konkluzionet përfundimtare edhe për 20 të pandehur të tjerë të përfshirë në këtë çështje.
Lista e pretencave
- Ervis Berberi – 10 vite burg (ulet 1/3)
- Adela Kica – 1 vit burg (ulet 1/3)
- Adja Strazimiri – 1 vit e 6 muaj burg (ulet 1/3)
- Adrian Kroi – 1 vit e 6 muaj burg (ulet 1/3)
- Altin Marko – 1 vit burg (ulet 1/3)
- Artan Leskoviku – 1 vit burg (ulet 1/3)
- Bledar Aliaj – 1 vit e 6 muaj burg (ulet 1/3)
- Blerta Musabelli – 2 vite burg (ulet 1/3)
- Brunilda Buli – 7 vite e 6 muaj burg (ulet 1/3)
- Denis Xhoxhi – 1 vit burg (ulet 1/3)
- Ela Goxhaj – 1 vit e 6 muaj burg (ulet 1/3)
- Erald Elezi – 1 vit e 6 muaj burg (ulet 1/3)
- Genti Raça – 1 vit e 6 muaj burg (ulet 1/3)
- Gentian Gjyli – 1 vit e 6 muaj burg (ulet 1/3)
- Ervis Lami – 7 vite e 6 muaj burg (ulet 1/3)
- Gëzim Noni – 1 vit e 6 muaj burg (ulet 1/3)
- Jetmira Dervishi – 1 vit e 6 muaj burg (ulet 1/3)
- Kamelia Tafaj – 2 vite burg (ulet 1/3)
- Orjon Islamaj – 1 vit burg (ulet 1/3)
- Shkëlqim Lusha – 1 vit e 6 muaj burg (ulet 1/3)
- Valbona Pepa – 1 vit e 6 muaj burg (ulet 1/3)
Kjo çështje konsiderohet një nga hetimet më të rëndësishme të viteve të fundit për korrupsion në prokurimet publike, ndërsa pritet vendimi i gjykatës pas përfundimit të procesit.







