E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sali Berisha, jep dorëheqjen!
Lajme

Sali Berisha, jep dorëheqjen!

Publikuar nga Andi Myrta

… Sali Berisha, jep dorëheqjen! Ajo që po ndodh në Shqipëri të ka nxjerrë jashtë loje. Është një lëvizje e madhe, ku për herë të parë shqiptarët, të lodhur nga emigrimi, nga ndarjet në porte e aeroporte, në dogana mes maleve, po kërkojnë të sjellin Europën në Shqipëri dhe jo të ikin drejt saj.

Është një kohë e madhe, ku ka vdekur ekzistenca socialiste a demokratike, me të cilën ne filluam rrugëtimin tonë, me kulme dhe gropa, aq sa ndasitë ishin kolosale. Dy forcat e mëdha sot janë sektiste, ku njërës palë apo tjetrës ia gjuajnë me vezë në rrugë nëpunësit, deputetët a figurat politike; tjetrës ia hedhin në përrua.

Edi Rama nuk do ta shpëtojë Partinë Socialiste. Të paktën shpëtoje ti Partinë Demokratike, nëse je vërtet demokrat apo burrë në moshë, ku, në mentalitetin kulturor shqiptar, kjo është mosha e artë. Mos na mbush mendjen për të kundërtën, për atë që është edhe mosha e pordhës.

Është e trishtueshme që 500 mijë votat e demokratëve në zgjedhjet e fundit nuk janë pjesë organike e lëvizjeve si këto të Flamingove, studentëve, gjimnazistëve, duke sjellë si produkt sundimin pa fund të një budallai.

Mos bëj sikur nuk e kupton: një dorëheqje e jotja nuk do të plotësonte vetëm njërin nga kushtet e protestës, por do t’i jepte forcë revoltës, duke mundësuar përfshirjen organike të atyre 500 mijë votave dhe duke garantuar që kjo e diel të jetë e diela e fundit e një regjimi apo edhe e një budallai.

Kundër atij nuk ka as presidencë, as parlament dhe as drejtësi. Asnjëra prej këtyre nuk po luan rolin kushtetues. Në fund, bashkëfajtor je edhe ti, pasi tangoja luhet dyshe.

Partitë politike, Shqipëria u përket shqiptarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.