Salianji shpërthen nga Durrësi: Kam bërë burg për PD-në!
“Koha për ndryshim të madh”
Në Foltoren e Durrësit, Ervin Salianji u bëri thirrje demokratëve të “bashkohen urgjentisht”, duke deklaruar se vetëm kështu PD mund të rrëzojë Edi Ramën.
Salianji rikujtoi sakrificat personale, madje edhe burgun që ai thotë se ka bërë për Partinë Demokratike, ndërsa theksoi se demokratët janë të lodhur dhe të zhgënjyer.
“Shqipëria po thërret, demokratët po thërrasin. Këto thirrje nuk duhen relativizuar”, u shpreh ai.
Sipas tij, PD duhet të hapet dhe të marrë përgjegjësi të mëdha, pasi “ky është momenti i vendimeve që ndryshojnë historinë e partisë”.
Ai shtoi se energjia e demokratëve është e madhe, por “nuk i jepet mundësia”, duke nënkuptuar nevojën për një drejtim të ri dhe përgatitje për ndryshimin që, sipas tij, “të gjithë po e presin”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



