E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Salma Hayek: Po,Trump më ftoi për takim
Publik News

Salma Hayek: Po,Trump më ftoi për takim

 Aktorja Salma Hayek ka bërë të ditur për “The Daily Show” se si vjeshtën e kaluar presidenti amerikan Donald Trump e ftoi që dilnin bashkë.

Ajo thotë se  pasi  e kishte refuzuar Trump për takim, ai nxori  informacione të rreme për të në portalin “National Enquirer”.

E pyetur nga drejtuesi i emisionit nëse është e vërtetë se Trump e kishte ftuar për takim, Hayek shumë shpejt pas buzëqeshjes është përgjigjur “po”.

Aktorja ka treguar se ka takuar Trump gjatë një ngjarjeje, kur ajo kishte qenë së bashku me të dashurin e atëhershëm.

Sipas saj, Trump i kishte ftuar për darkë dhe iu kishte ofruar të qëndronte  në hotelin e tij.

Në fund kishin shkëmbyer numrat e telefonit, por  Trump kurrë nuk kishte biseduar me të dashurin e Salma.

“Më vonë më thirri vetëm mua dhe më ftoi që të dilnim. E pyeta se pse më thërret në takim kur e di se kam të dashur.

Trump nisi të më flasë se si ai nuk është i mirë për mua, se si nuk është i rëndësishëm. Më tha të dalë me të”, ka sqaruar Hayek, pasi që udhëheqja e emisionit u mahit se si Trump kishte pasur të drejt

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.