“Samiti i Diasporës” apo Samiti i Turpit?

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Ftesa e Kryeministrit Edi Rama për Samitin e IV të Diasporës (14–15 Prill 2026) nuk është asgjë më shumë sesa një përpjekje e radhës për propagandë dhe manipulim publik.

Ky nuk është një samit i diasporës shqiptare.
Ky është samiti i turpit, ku ftohen vetëm individë të përzgjedhur politikisht, patronazhistë dhe përfaqësues të një strukture që për 14 vite ka dëmtuar rëndë demokracinë, shtetin ligjor dhe vetë të ardhmen e Shqipërisë.

Diaspora shqiptare, ajo e vërteta, dinjitozja, profesionale dhe kombëtare nuk përfaqësohet nga njerëz që përdoren për dekor politik dhe propagandë boshe dhe qe ftohen per te ngrene nje pjate pilaf me kos.

Realiteti është i qartë:

Për 14 vite është nxitur largimi masiv i trurit shqiptar akademikë, profesionistë, ekspertët më mire te sigurisë, shendetesise, ekonomisë, arsimit dhe shkencës.

Kjo u pa edhe gjate procesit te votimit të diasporës e cila u deformua krejtesisht dhe e kthyer në një farsë anti ligjore, pa transparencë dhe pa besueshmëri, ku dhjetera mijera vota u keqperdoren nga patronazhistet e Rames dhe ata qe jane pergjegjes per kete proces.

Reforma të dështuara në shëndetësi, infrastrukturë dhe ekonomi janë shitur si suksese, ndërkohë që realiteti në terren është krejt tjetër.
Pasuritë kombëtare po shpërndahen pa strategji afatgjatë, ndërsa vendi zbrazet çdo ditë.

Ky samit nuk është hapësirë dialogu.
Nuk është bashkëpunim.
Nuk është vizion.

Ky samit eshtë një shfaqje politike e konsumuar, një dekor për të maskuar dështimet dhe për të krijuar një realitet artificial.

Diaspora shqiptare nuk blihet me propagandë, as me ftesa selektive por mund te angazhohet vetem ne rast se vendi drejtohet nga njerez qe kane interesin kombetar perpara interesit personal.
Ajo kërkon respekt, përfaqësim real dhe mundësi të barabarta për të kontribuar në vendimmarrje.

Ka ardhur koha që shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, të reagojnë jo për parti politike, por për interesin dhe dinjitetin kombëtar.

Shqipëria nuk ka nevojë për samite propagandistike.
Shqipëria ka nevojë për:

Drejtim me vizion strategjik,
institucione të forta,
dhe një elitë që vendos interesin kombëtar mbi interesin personal.

E ardhmja nuk ndërtohet me mashtrime.
Ajo ndërtohet me përgjegjësi, integritet dhe vizion të qartë, te cilen Rilindja e hajduteve nuk ka asnje mundesi qe ta ofroje.

Publikuar nga Publik Media