E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sara Mila dhe Briseida Çakërri rrëfejnë ’97-tën “si të ishte dje”
Lajme

Sara Mila dhe Briseida Çakërri rrëfejnë ’97-tën “si të ishte dje”

Dy deputetet e reja të PS-së tregojnë si e përjetuan “ferrin” e 1997-ës

Njëra ishte në pelena, ndërsa tjetra në klasë të parë

Dy emra të rinj në Kuvendin e Shqipërisë, Briseida Çakërri dhe Sara Mila, përfaqësojnë Partinë Socialiste përkatësisht në qarqet Vlorë dhe Elbasan, duke sjellë jo vetëm një profil të ri politik, por edhe rrëfime personale nga një nga periudhat më të trazuara të vendit.

Të intervistuara veçmas nga gazetari Roland Qafoku në DritareTv, dy deputetet kanë ndarë kujtimet e tyre lidhur me vitin 1997, një periudhë që, sipas tyre, ka lënë gjurmë të forta në perceptimin politik.

Gjatë intervistës, Briseida Çakërri u shpreh:

“Kam qenë vetëm gjashtë vjeç kur mora pjesë për herë të parë në protesta në vitin 1997. Nga atëherë politika ka qenë pjesë e jetës sime. Kam qenë aktiviste në Fresh, pastaj kryetare e organizatës së lagjes dhe më pas për rajonin”

Në lidhje me këtë deklaratë, rezulton se, duke marrë në konsideratë datëlindjen e saj në maj të vitit 1992, ajo në periudhën e trazirave të vitit 1997 do të ketë qenë rreth 4 vjeçe.

Deklaratat/ Dy deputetet e reja të PS-së që përjetuan

Deputetja theksoi gjithashtu se një nga elementët që i ka mbetur më shumë në kujtesë nga ajo periudhë është fakti që Sali Berisha vazhdon të jetë pjesë e Kuvendit edhe sot, si koleg i saj.

Nga ana tjetër, deputetja Sara Mila u shpreh:

“edhe pse 2-vjeç kishte përjetuar ferrin e 1997-ës dhe se nuk mund ta shoh Berishën si normalitet.”

Deklaratat/ Dy deputetet e reja të PS-së që përjetuan

Në aspektin politik, të dyja deputetet kanë ndjekur rrugë të ndryshme drejt përfaqësimit në Kuvend.

Në zgjedhjet e 11 majit, Briseida Çakërri u rendit e 11-ta nga 16 kandidatë të Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, duke siguruar 2,610 vota brenda vendit dhe 38 vota nga diaspora, në total rreth 3,000 vota. Ajo mori mandatin pas dorëheqjes së Brunilda Mersinit, kryetare e Bashkisë Vlorë, dhe më pas bëri betimin në Kuvend.

Ndërkohë, Sara Mila u përfshi në politikë përmes platformës “Deputeti që Duam”, duke kandiduar në qarkun Elbasan. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, ajo u zgjodh deputete dhe rezultoi ndër kandidatët më të votuar në këtë qark, me 20,225 vota parapëlqyese në listat e hapura.

Mbetet e paqartë nëse këto qëndrime dhe reflektime të deputeteve të reja janë ndikuar edhe nga përfshirja e tyre në aktivitetet formuese të organizuara brenda Partisë Socialiste, përfshirë edhe shkollën verore njëmujore, ku lektorë kanë qenë figura me përvojë në këtë forcë politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.