E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekuestrohen 2.6 milionë euro dhe një “Bentley” luksoz në Fier
Lajme

Sekuestrohen 2.6 milionë euro dhe një “Bentley” luksoz në Fier

Prokuroria e Fierit ka vendosur sekuestrimin e rreth 2.6 milionë eurove në llogari bankare, si dhe të një automjeti luksoz “Bentley Flying Spur”, në kuadër të një procedimi penal që lidhet me dyshimet për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Pasuritë e sekuestruara i përkasin shtetasit K.H., i cili ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Prokuroria, hetimi lidhet me dyshimet se K.H. ka përdorur vendime të falsifikuara për të regjistruar në emër të tij sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Në kuadër të veprimeve hetimore, autoritetet kanë vendosur nën sekuestro disa llogari bankare, në të cilat rezultojnë:

  • 2,610,195 euro;
  • 1,865,076 lekë;
  • 7,515 dollarë amerikanë.

Përveç shumave të parave, është sekuestruar edhe një automjet luksoz “Bentley Flying Spur”, i prodhuar në vitin 2024. Vlera e blerjes së deklaruar për automjetin është 250 mijë euro.

Prokuroria dyshon se pasuritë e sekuestruara mund të kenë prejardhje nga aktivitetet kriminale që po hetohen në kuadër të këtij procedimi.

K.H. është nën akuzë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 186/2 dhe 287 të Kodit Penal.

Hetimi i Prokurorisë së Fierit vijon, ndërsa institucionet e drejtësisë kanë paralajmëruar vijimin e veprimeve për identifikimin, sekuestrimin dhe, nëse plotësohen kushtet ligjore, konfiskimin e pasurive që dyshohet se burojnë nga veprimtari kriminale.

NJOFTIMI I PROKURORISE:

Hetimet mbi falsifikimin e pronave, Prokuroria e Fierit sekuestron 2.6 milionë euro llogari bankare të shtetasit K.H., dhe një ‘Bentley’
Me vendim të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u sekuestruan 2.6 milionë euro në llogari bankare si dhe një automjet tip ‘Bentley’ të shtetasit K.H., nën akuzë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 287 të Kodit Penal.

 

 

Ky shtetas, aktualisht me masë sigurimi “Arresti në shtëpi”, nëpërmjet vendimeve të falsifikuara ka arritur të regjistrojë sipërfaqe të konsiderueshme toke. Për rrjedhojë në vijim të hetimeve u sekuestruan:

Llogari bankare me vlera:

– 2,610,195 Euro (dy milion e gjashtëqind e dhjetë e njëqind e nëntëdhjetë e pesë euro);

– 1,865,076 Lek (një milion e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e shtatëdhjetë e gjashtë lek);

– 7,515 USD (shtatë mijë e pesëqind e pesëmbëdhjetë dollarë amerikanë); si dhe

– Një automjet tip “Bentley” model “Flying Spur”, vit prodhimi 2024, me vlerë blerje të deklaruar 250,000 Euro (dyqind e pesëdhjetë mijë euro), të cilat dyshohen se janë produkte të veprave penale objekt i hetimeve të këtij procedimi penal.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtari kriminale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.