E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekuestrohen 84 mijë metra katror tokë në Lezhë
Flash

Sekuestrohen 84 mijë metra katror tokë në Lezhë

Autoritetet kanë finalizuar operacionin e koduar “Harta”, duke konfiskuar 13 pasuri të paluajtshme në Ranë të Hedhun, Ishull Lezhë, Tale dhe Vain, me sipërfaqe totale 83,497 m². Pasuritë dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Operacioni u realizua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vetëm një javë më parë, u konfiskuan edhe 7 pasuri të tjera në bregun e lumit Drin dhe në fshatin Ishull Shëngjin, me sipërfaqe totale 15,028 m².

Në total, gjatë këtij operacioni në qarkun Lezhë janë sekuestruar 20 pasuri me burime kriminale, me sipërfaqe të kombinuara rreth 98,525 m².

Autoritetet nënvizojnë se veprimet kanë për qëllim goditjen e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme dhe ndëshkimin e rrjeteve kriminale që përfitojnë nga aktivitetet e kundërligjshme.

Njoftimi i plotë:

Lezhë

Finalizohet operacioni i koduar “Harta”.

Konfiskohen 13 pasuri të paluajtshme (sipërfaqe toke), me sipërfaqe totale 83 497 m², në Ranë të Hedhun, Ishull Lezhë, Tale dhe Vain.

Konfiskimi, në zbatim të një vendimi të GjKKO-së, pasi pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale.

✅Gjatë 1 jave, u konfiskuan në qarkun Lezhë, në zbatim të 2 vendimeve të GjKKO-së, 20 pasuri me sipërfaqe totale rreth 98 525 m², me burime kriminale.

 

 

Në zbatim të këtij vendimi të vitit 2021, të lënë në fuqi me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të vitit 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan, në kuadër të operacionit “Harta”, 13 pasuri të paluajtshme të llojeve “Tokë në bregdet”, “Arë” dhe “Pemëtore”.

Nga hetimet është provuar se pasuritë, me sipërfaqe totale 83 497 m², që ndodhen në Ranë të Hedhun, Ishull Lezhë, Tale dhe Vain, janë përfituar nga veprimtari kriminale.

1 javë më parë, në vijim të punës për gjurmimin e aseteve me burime të kundërligjshme, u konfiskuan në zbatim të një vendimi tjetër të GjKKO-së, 7 pasuri të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në fshatin Ishull Shëngjin, me sipërfaqe totale 15 028 m².

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.