Serbi/ Investimet e BERZH-it gjatë 2019-s në një nivel rekord prej 516 mln eurosh
Për të rritur konkurrencën e sektorit privat, BERZH kanalizoi 226.2 milionë euro në linja kredie për bankat tregtare për huazimin e ndërmarrjeve lokale të vogla dhe të mesme (NVM), ndërkohë ajo kanalizoi edhe 5 milionë euro financime direkte përmes WB EDIF dhe Fondit të Zgjerimit të Ndërmarrjeve.
NVM-ve iu dha gjithashtu qasje në linjat e kreditit të ndërthurura me stimuj të financuar nga Bashkimi Europian, ndërsa 140 ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme morën mbështetje këshilluese për ndërtimin e kapaciteteve të eksportit, dixhitalizimit, marketingut, menaxhimit financiar ose zhvillimit të aftësive të biznesit, shtoi BERZH.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



