Sot në Beograd po mbahet një protestë, e thirrur nga studentët pas tubimeve që kishin në Novi Sad, Kragujevc dhe Nish.
Tubimi në Slavija është caktuar për në orën 16:00, ndërsa para kësaj do të organizohen marshime nga pjesë të ndryshme të qytetit.
Kuvendi i Serbisë, para të cilit fillimisht ishte paraparë të mbahej tubimi, njoftoi se për arsye sigurie ndërtesat e Kuvendit Popullor do të jenë të mbyllura deri të hënën, në mënyrë që të bëjnë gjithçka që është e mundur që tubimi i paralajmëruar të kalojë pa incidente.
Ministri i Shëndetësisë ka urdhëruar që të gjitha spitalet të funksionojnë me kapacitet të shtuar. Prokuroria u bën thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e protestës në përputhje me Kushtetutën, por gjithashtu thekson se dhuna nuk do të tolerohet.
Nga ana tjetër studentët kanë paralajmëruar protestë paqësore. Ata kanë marshuar për në Beograd nga disa pjesë të Serbisë, ndërsa mbrëmë janë pritur në Terazije. Protestuesit vijnë nga qytete të ndryshme si Novi Sadi, Subotica, Smedereva, Kragujevaci, Çaçaku, Nishi dhe qytete të tjera.