E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHAH MAT! RAMEN NUK KA KUSH TA SHPETOJE! GAME OVER!
OP-ED

SHAH MAT! RAMEN NUK KA KUSH TA SHPETOJE! GAME OVER!

 

Kur kapen çdo ditë mesatarisht 1 ton drogë do të thotë se trafikohen me sukses të paktën 10 të tjera! Pra mijëra tonë drogë miliarda euro (që qarkullon Mafia Qeveritare) në një vend më me pak se 3 milionë banorë!!! Sikur vetëm për këtë fakt unik në botë do të mjaftonte të rrëzohej automatikisht çdo lloj Qeverie!

A mund t’i besohet kësaj lloj Qeverie që nëpërmjet një Policie që funksionon si kujdestare lokale dhe kombëtare të kultivimit, magazinimit dhe trafikimit të drogës, e kthen një vend në mes të Evropës në Kanabistanin e Mafies të organizoje Zgjedhje të lira?

Çdo lloj Opozite kudo të kish ndodhur ky tmerr do ti bojkonte Zgjedhjet se s’ka lujt mendsh njeri të marre pjesë në Zgjedhje kur ato i organizon Mafia e Drogës! Kaq e thjeshtë është!

DHE S’KA MAFIE NE BOTE TE ORGANIZOJE DOT ZGJEDHJE PA OPOZITEN! E jo më në mes të Evropes apo në një vend të NATOs!

Harrojini deklaratat e klienteve ndërkombëtare që u ka ra Bingo milionash euro me emerimin e tyre në këtë vend apo me pozicione që kanë si job description Shqipërinë!

Një mafie sorosiane me jaka të bardha e shoqërise civile, medias, public relation dhe lobistësh e ndërtuar në 25 vjet është kujdesur që të marrë nën kontroll çdo komunikimin ndërkombëtar për Shqiperinë për ta manipuluar 100% të vërtetën e Shqipërisë në syte e ndërkombëtarëve!

Por edhe për faj të impotencës ndërkombëtare të Opozitës që ja ka len ekskluzivitetin e maredhenieve ndërkombëtare me Evropën Kolonës së Pestë te Soros ne PD (Pollo, Bogdani, Bregu, Tabaku, Aliaj, etj. etj.)! Ku një ndër “kontributet” që ka dhënë ka qenë legjitimimi ndërkombetar i çdo burimi informacioni dhe ndikimi sorosian antiopozitar si burime të besueshme (kam me dhjetra të dhëna për këtë për secilin nga personazhet përkatese)!

Për faj të Opozites edhe sepse nuk ka krijuar një medium anglisht për të bombarduar ndërkombetarët me të vertetat e tmerrshme për Shqiperinë!

Sepse nderkombetaret bombardohen 100% (jo 99% por 100%) vetëm me fake news të Mafies Sorosiane! Absolutisht çdo gjë që di Evropa për Shqiperinë kalon ekskluzivisht vetëm nga burimet sorosiane si ato me letra edhe ato në koktejle apo bankete! Si nga zyrtarët ashtu dhe prostitutat femra dhe gay që u çon Mafia Sorosiane nëpër krevate!

Të vetmet të vërteta që po mëson Evropa për Shqiperinë janë sasite e çmenura të drogës që po kapen nga vetë evropianët!!!

Dhe aksioni i ri Opozitar që nisi me çadrën dhe përfundoi me Krizen e detyruar që solli bllokimin e Zgjedhjeve sot i ka dhënë frytet e veta!
Le te thotë ç’te dojë kush të dojë! Zgjedhjet janë bllokuar! Pa asnjë alternativë tjetër përveç Qeverise Teknike!

Ndaj dhe Rama sot është zënë ne SHAH MAT dhe kush di shah e di që Shah Mat do të thotë GAME OVER!

Kaq e thjeshtë është! Qeveria ka rënë! Ajo është kufomë! Tashmë era e dekompozimit të saj ka ardhur në çadër! Eshtë vetëm çeshtje date se kur mandatohet Qeveria Teknike që do të organizojë Zgjedhjet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.