Shalsi mohon lidhjen me 46-vjeçarin e vrarë në Tiranë: Nuk ishte shoferi im
Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Shalsi, ka reaguar pas lajmeve të publikuara për vrasjen e 46-vjeçarit Ismet Habili, i cili u gjet i pajetë brenda automjetit të tij në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Përmes një deklarate, Shalsi ka mohuar informacionet sipas të cilave viktima ishte shoferi i tij, duke i cilësuar ato të pavërteta.
“Lidhur me lajmin e publikuar në disa media për ngjarjen tragjike në zonën e Komunës së Parisit, dua të sqaroj se informacioni sipas të cilit 46-vjeçari ishte shoferi im është i pavërtetë”, deklaron deputeti socialist.
Ndërkohë, autoritetet policore vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së Ismet Habilit. Pritet të përcaktohen rrethanat e ngjarjes dhe të sigurohen të dhëna të mëtejshme që mund të ndihmojnë në dokumentimin e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



