E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA ultimatum: Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, larg ndikimeve
Flash

SHBA ultimatum: Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, larg ndikimeve

SPAK, Dumani dhe e ngarkuara me pune e SHBA në Tiranë

E ngarkuara me Punë Nancy VanHorn ka folur për vizitën e kreut të SPAK, Altin Dumani në SHBA.

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn ka folur sot për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të SPAK edhe Drejtorit të BKH-së.

Në konferencën ajonale të OSBE-së, VanHorn theksoi se procesi i zëvendësimit të Altin Dumanit, duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i pa ndikuar nga jashtë.

VanHorn theksoi gjithashtu se prioritet i Prokurorisë së Posaçme dhe SHBA është lufta kundër organizatave kriminale. Sipas saj, partneriteti i ligjzbatimit midis Departamentit të Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara dhe SPAK-ut u ndërtua në kohë.

VanHorn shtoi se SPAK-u është aq efektiv sa pavarësia e tij për të ndjekur kriminelët, pavarësisht se me kë janë të lidhur.

“Kryeprokurori i Posaçëm Dumani ishte së fundmi në Uashington për të diskutuar me udhëheqjen tonë se si e luftojmë së bashku krimin këtu dhe në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, partneriteti i ligjzbatimit midis Departamentit tonë të Drejtësisë dhe SPAK-ut nuk u ndërtua brenda natës. Së bashku, duhet të mbrojmë atë që kemi ndërtuar.

SPAK-u është aq efektiv sa pavarësia e tij për të ndjekur kriminelët, pavarësisht se me kë janë të lidhur. Edhe SPAK-u i nënshtrohet ligjeve të Shqipërisë. Bazuar në ligj, Z. Dumani, sado efektiv që ka qenë, do të zëvendësohet, sepse mandati i tij ka përfunduar. Procesi i përzgjedhjes së pasardhësit të Z. Dumani duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga ndikimet e jashtme.

Ata që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, janë shumë të interesuar për këtë proces dhe do ta ndjekin nga afër”, u shpreh Nancy VanHorn.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.