E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA uron Brahon, Rama nis menjëherë ‘servilosjen’
Flash

SHBA uron Brahon, Rama nis menjëherë ‘servilosjen’

Pas zgjedhjes së Klodian Brahos si kreu i ri i SPAK, Shtetet e Bashkuara kanë përgëzuar ish-drejtuesin Altin Dumani për punën e tij të jashtëzakonshme në krye të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në një mesazh të shpërndarë nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, vlerësohet integriteti dhe guximi i Dumani në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës, si dhe forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve. “Ky partneritet na ka bërë më të sigurt kundër krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. Presim me kënaqësi të vazhdojmë bashkëpunimin me Kryeprokurorin e ri, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK,” thuhet në mesazhin e ambasadës.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë përmes platformës X, duke përgëzuar Brahon për zgjedhjen e tij me 7 vota dhe duke lavdëruar arritjet e SPAK në tri vitet e fundit nën drejtimin e Dumani. Rama thekson se institucioni do të ketë mbështetjen e palëkundur të qeverisë për të vijuar punën në kushte optimale dhe në mënyrë të pavarur.

“Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK, i cili do të çojë më tej mandatet e institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme në tre vitet e fundit. SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të qeverisë sonë për të përmbushur misionin e vet në mënyrë të pavarur dhe me kushte optimale,” shkruan Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.