E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shehaj nga Fieri ndez ‘motorët’ për zgjedhjet lokale
Politikë

Shehaj nga Fieri ndez ‘motorët’ për zgjedhjet lokale

Partia Mundësia ka zhvilluar takimin e parë organizativ në Fier, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe përfaqësimin në Këshillat Bashkiakë.

Gjatë takimit me grupin e punës, kryetari i partisë, Agron Shehaj, e cilësoi këtë hap si nisjen e një angazhimi të gjatë dhe sfidues, duke theksuar se objektivi kryesor mbetet përfaqësimi dinjitoz i qytetarëve.

Sipas tij, Partia Mundësia synon të paraqesë kandidatë që njohin realitetin e përditshëm të komunitetit dhe janë të gatshëm të adresojnë problemet konkrete të qytetarëve të Fierit.

“Na pret shumë punë dhe nuk do të jetë e lehtë, por kemi vendosmërinë dhe bindjen se qytetarët e Fierit meritojnë përfaqësues që flasin për hallet e tyre dhe kërkojnë zgjidhje reale. Ky është misioni ynë dhe besojmë se do t’ia dalim”, u shpreh Shehaj.

Ai u bëri gjithashtu thirrje të hapur qytetarëve që të bëhen pjesë e kësaj nisme, duke ftuar veçanërisht njerëzit e ndershëm dhe punëtorë të kontribuojnë në këtë proces.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.