“Sheiku” në vështirësi, çfarë fshihet pas deklarimit të Gjin Gjonit?
Ish-gjyqtari nis manovrat për të “mbuluar” pasurinë
Nga vila, aksione e qindra mijëra euro hua…te borxhet e kreditë
Një kontrast i fortë mes dy deklarimeve pasurore ka rikthyer në vëmendje emrin e deputetit demokrat Gjin Gjoni. Nga një panoramë me pasuri të konsiderueshme dhe investime të shumta vetëm pak muaj më parë, deklarimi i fundit paraqet një realitet financiar krejtësisht të ndryshëm.
Deklarata fillestare e dorëzuar në ILDKPKI më 20 nëntor 2025 tërhoqi vëmendje për shkak të volumit të madh të aseteve. I etiketuar shpesh në media si “sheiku i drejtësisë”, ish-gjyqtari raportonte prona me vlerë të lartë, aksione në kompani, të ardhura të konsiderueshme nga qiratë dhe një numër të madh huadhëniesh që arrinin në qindra mijëra euro.
Në këtë deklarim përfshiheshin dy prona me një vlerë të përbashkët rreth 1.3 milionë euro, një kredi prej 400 mijë eurosh, si dhe aksione në kompani të ndryshme, mes tyre edhe Albania Duty Free Distribution me një vlerë të deklaruar prej 1.6 milionë euro. Gjithashtu, në listë figuronin dhjetëra huadhënie në emër të tij dhe të bashkëshortes Elona Çaushi.
Por vetëm katër muaj më vonë, në deklarimin periodik të dorëzuar më 31 mars 2026, tabloja ndryshon ndjeshëm. Dokumenti fokusohet kryesisht te lëvizjet financiare të vitit dhe jo te pasuritë e akumuluara.
Sipas këtij deklarimi, Gjoni raporton 1,213,297 lekë të ardhura neto nga paga si deputet, 1,000 euro gjendje cash dhe një llogari page me bilanc negativ prej 383 mijë lekësh. Ai gjithashtu deklaron një overdraft me kufi 660 mijë lekë, një kredi me detyrim të mbetur prej 37.7 milionë lekësh dhe një kartë krediti me rreth 10.3 mijë euro detyrim.
Ndryshimet nuk ndalen vetëm te ai. Edhe deklarimi i bashkëshortes paraqet kryesisht lëvizje në llogaritë bankare, të ardhura nga paga dhe disa huadhënie të reja, por me vlera dukshëm më të ulëta krahasuar me deklarimin fillestar.
Kjo diferencë e madhe mes dy deklarimeve ka ngritur dyshime mbi mënyrën e raportimit të pasurisë. Në deklarimin e fundit, Gjoni nuk pasqyron asnjë huadhënie apo shpenzim të konsiderueshëm, ndërsa bashkëshortja rezulton të ketë dhënë disa hua në shuma që variojnë nga 50 mijë lekë deri në 12 mijë euro.
Deklarimi i fundit pasuror (31 mars 2026)
Pasuria e deklaruar nga Gjin Gjoni
- 1,000 euro gjendje cash, e krijuar nga të ardhurat nga paga
- Llogari page individuale me balancë -383,315.17 lekë, në overdraft
- Kufiri i overdraftit: 660,000 lekë
- Rritje e një llogarie bankare me 48,340 lekë
- Rritje e një llogarie tjetër me 0.02 euro
- Pakësim në llogari: 259.91 lekë; 17.18 euro; 42.70 euro
Të ardhurat
- Nga paga si deputet në Kuvendin e Shqipërisë (12 shtator – 31 dhjetor 2025): 1,213,297 lekë neto
Kartat e kreditit
- Kartë krediti e re (12 shtator 2025 – 31 korrik 2026), pa detyrim të papaguar
- Kartë tjetër krediti, shlyer gjatë vitit: 300 euro
- Detyrim i mbetur: 10,291.68 euro
Kredi bankare
- Gjatë vitit janë shlyer 511,849.90 lekë
- Detyrimi i mbetur: 37,732,538.91 lekë
Pasuria e bashkëshortes
Llogaritë bankare
Rritje të depozitave:
- 414.05 euro
- 3,857.87 euro (nga paga)
- 908.03 lekë (nga paga)
- 87.47 euro
Pakësime:
- 4 euro
- 3,757.63 lekë
- 17,465.60 euro
- 202,832.98 lekë
- 6 euro
- 4 euro
Huadhënie
Janë dhënë hua:
- 50,000 lekë, me burim të ardhurat nga qiraja
- 700 euro, me burim të ardhurat nga qiraja
Janë kthyer ose pakësuar hua:
- 1,000 euro
- 12,867 euro
- 6,000 euro
Të ardhurat
- Nga kompania Mundo Aks GmbH: 3,804.49 euro neto
- Nga Albcos Albanian Cosmetics: 1,565,280 lekë neto
Deklarimi fillestar (20 nëntor 2025)
Pasuria e Gjin Gjonit si deputet
- Truall + ndërtesë, 2516 m2, 914 mijë euro (50 %)
- Truall + ndërtesë, 970 m2, 420 mijë euro (50 %)
- Huadhënie, 40 mijë euro, 15 mijë euro
- Huadhënie, 4 mijë euro, 6 mijë euro
- Huadhënie, 10 mijë euro, 7 mijë euro
- Huadhënie, 30 mijë euro, 7 mijë euro
- Huadhënie, 9 mijë euro, 11 mijë euro
- Huadhënie, 20 mijë euro, 11 mijë euro
- Kredi, 400 mijë euro
Bashkëshortja Elona Çaushi
- Apartament 70 m2, 111 mijë euro
- Apartament 175 m2, 30 mijë euro
- Aksione ALBANIA DUTY FREE DISTRIBUTION, 1.6 milionë euro
- Të ardhura nga qiraja 68 mijë euro
- Të ardhura nga qiraja 95 mijë euro
Huadhënie:
- 33 mijë euro, 30 mijë euro
- 40 mijë euro, 60 mijë euro
- 7.5 mijë euro, 30 mijë euro
- 68 mijë euro, 2.5 mijë euro
- 2.5 mijë euro, 18 mijë euro
- 9 mijë euro, 5 mijë euro
- 5 mijë euro, 60 mijë euro
- 1.6 mijë euro, 3.9 mijë euro
- 6 mijë euro, 10 mijë euro
- 6 mijë euro, 1.5 mijë euro
- 2.8 mijë euro, 25 mijë euro
- 1.5 mijë euro, 1 mijë euro
- 1.5 mijë euro, 2 mijë euro
- 4.3 mijë euro, 9 mijë euro
- 15 mijë euro, 6 mijë euro
- 40 mijë euro, 20 mijë euro
- 30 mijë euro, 8.5 mijë euro
- 11.5 mijë euro, 15 mijë euro
- 16.7 mijë euro, 17 mijë euro
- 17 mijë euro, 12 mijë euro
- Llogari bankare: 15 mijë euro, 19 mijë euro
- Kartë krediti: 10 mijë euro
- Aksione në kompanitë: Agro Gjoni, LUXURY DIVERSE, ALBCOS ALBANIAN COSMETICS, BEST BUY DRUG STORE, BIO GOURMET, Prestige Group
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



