E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherri me turistët italianë në Tiranë, procedohen tetë të mitur
Lajme

Sherri me turistët italianë në Tiranë, procedohen tetë të mitur

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe proceduar penalisht tetë të mitur, të moshës 13 deri në 15 vjeç, të dyshuar si të përfshirë në një konflikt ku mbeti i plagosur lehtë një 20-vjeçar italian.

Ngjarja ka ndodhur më 29 korrik 2026, pranë Pallatit të Kulturës, në qendër të kryeqytetit. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë kryer veprime të shpejta hetimore, duke bërë të mundur identifikimin e të miturve, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

“Pas veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe procedimi i tetë të miturve, të dyshuar si pjesëmarrës në konfliktin gjatë të cilit shtetasi italian pësoi dëmtime të lehta trupore. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bëri të ditur Policia e Tiranës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Ngjarja ka marrë vëmendje edhe në mediat italiane. Sipas raportimeve, gjashtë të rinj nga Venosa, të cilët ndodheshin në Tiranë për pushime, janë larguar nga Shqipëria pas episodit të dhunës.

Njëri prej tyre ka deklaruar se grupi ishte nisur për të darkuar mbrëmjen e 29 korrikut, kur një përplasje verbale me disa të rinj vendas u përshkallëzua në dhunë fizike. Turistët pretendojnë se janë ndjekur dhe sulmuar me sende të forta, ndërsa njëri prej tyre mbeti i plagosur.

Pas ndërhyrjes së policisë dhe marrjes së ndihmës së parë, të rinjtë vendosën të ndërpresin pushimet dhe të kthehen menjëherë në Itali, ku i plagosuri iu nënshtrua kontrolleve mjekësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.