“Shkodra elektronike” shkëlqen në Basel

Shqipëria sapo ka performuar në skenën gjigande të Eurovision Song Contest 2025, që shënon edicionin e 69-të të festivalit më të madh të muzikës në Evropë. Performanca e vendit tonë u prit ngrohtësisht nga salla në Basel të Zvicrës.

Spektakli i finales së sotme nisi në orën 21:00 të mbrëmjes dhe u publikua dhe në YouTube, për publikun ndërkombëtar. Pas një jave të mbushur me emocione me dy gjysmë-finale, sonte 26 shtete u ngjitën në skenën madhështore për të konkurruar për trofeun që lakmohet nga gjithë kontinenti.

Në skenën madhështore të garës për trofeun e shumëdëshiruar të Eurovision-it, Shqipëria ka zënë një vend të veçantë. Sipas vendimit të televizionit pritës zviceran SRG SSR, vendi ynë u rendit i 26-ti për të kënduar – një pozicion që shpeshherë lidhet me mbresat më të forta dhe vëmendjen më të madhe nga publiku dhe juritë.

Ndiqeni LIVE ‘Eurovision’

Publikuar nga Publik Media