E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodra zgjohet me plumba, ndërsa shteti hesht
Flash

Shkodra zgjohet me plumba, ndërsa shteti hesht

Qyteti   është lënë peng i krimit

Naim  Noka

Rakip Gila (autori i dyshur)

Shkodra u zgjua sot në mëngjes me një tjetër masakër në mes të qytetit. Brenda një lokali pranë bashkisë, breshëria e plumbave i mori jetën Armando Palit dhe Liridon Krajës, ndërsa mbetën të plagosur rëndë Erogen Vaso, vëllai i Denis Brajoviç, si dhe 25-vjeçarja Meri Kaceri, kameriere që po ushtronte punën e saj.

Autori i dyshuar i atentatit, Ragip Gila, një emër i njohur për drejtësinë, vetëm dy vite më parë ishte arrestuar për bashkëpunim në krim. Por lirimi i tij e riktheu në rrugë për të vazhduar “punën”, derisa sot gjaku mbushi qendrën e qytetit. Ai u kap nga policia në periferi, pasi tentoi të largohej fillimisht me motor e më pas me makinë.

Një qytet i braktisur në duart e bandave

Masakra e sotme nuk është rast i izoluar: vetëm katër ditë më parë, një tjetër i vrarë. Sot, dy jetë të shkurtra dhe dy të plagosur. Nesër kush?

Shkodra është lënë në mëshirën e bandave, vetëgjyqësisë dhe hakmarrjes, ndërsa shteti është i dorëzuar përballë krimit. Ky realitet i përgjakshëm është dëshmi e një qeverisjeje të dështuar, ku drejtësia është kthyer në farsë dhe qytetarët jetojnë me frikë. Dikur Rama tha për bandat; hëngshin kokat e njëri-tjetrit! Por në fakt ai  i përdor sa herë i duhen në fushata per vota pastaj u lë hapësirë të eleminojnë njëri-tjetrin.

Kush mban përgjegjësi?

Ngjarja e sotme është një shuplakë e dhimbshme që tregon se jeta në Shkodër është peng i krimit të organizuar, ndërsa drejtësia është kthyer në karikaturë. Ky realitet nuk mund të normalizohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.