Shkon në 20 km vargu i automjeteve në aksin Librazhd–Qafë Thanë
Rrëshqitja e dherave dhe gurëve në aksin kombëtar Librazhd–Qafë Thanë ka sjellë paralizim pothuajse të plotë të qarkullimit, duke krijuar radhë kilometrike automjetesh.

Që prej orëve të paradites, fluksi i mjeteve është rënduar ndjeshëm, ndërsa kolona e trafikut ka arritur deri në 20 kilometra në të dy krahët e rrugës. Drejtuesit e automjeteve raportojnë pritje të gjata dhe lëvizje shumë të ngadalta.

Sipas firmës kontraktore që po kryen ndërhyrjet, ekipet janë angazhuar në terren dhe punimet po vijojnë me intensitet për largimin e materialeve inerte dhe normalizimin e qarkullimit. Nëse situata nuk përkeqësohet nga faktorë të tjerë, parashikohet që rruga të rihapet rreth orës 18:00.

Ndërkohë, dhjetëra udhëtarë mbeten të bllokuar në pritje, ndërsa trafiku në këtë segment strategjik është praktikisht i ngrirë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


