Shkon në tre numri i të infektuarve nga virusi i Nilit në Shqipëri
Pas rastit të parë të konfirmuar në gusht te një 72-vjeçar nga Korça, janë evidentuar edhe dy raste të tjera me virusin e Nilit Perëndimor.
Dy raste të reja të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor janë konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në tre numrin e rasteve të regjistruara gjatë këtij viti.
Sipas të dhënave të bëra publike, njëri prej rasteve të reja është evidentuar në Korçë, ndërsa rasti tjetër është konfirmuar në Elbasan. Korça mbetet kështu qarku ku janë regjistruar dy raste të infektimit gjatë vitit 2026.
Rasti i parë në vend u konfirmua në muajin gusht dhe i përkiste një 72-vjeçari nga Korça.
Pas shfaqjes së problemeve shëndetësore, i moshuari kërkoi ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës. Ekzaminimet laboratorike më pas konfirmuan infektimin me virusin e Nilit Perëndimor.
Me dy rastet e reja, numri total i personave të prekur nga virusi në Shqipëri gjatë vitit 2026 ka arritur në tre, me raste të evidentuara në Korçë dhe Elbasan.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



