E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërndarja e videove intime në rrjet, Policia nis hetimet
Lajme

Shpërndarja e videove intime në rrjet, Policia nis hetimet

Policia e Tiranës ka nisur hetimet pas publikimit dhe shpërndarjes në portale dhe platforma online të materialeve filmike me përmbajtje intime. Çështja po hetohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit po punojnë për identifikimin e adresave IP dhe të dhënave të tjera që mund të çojnë në identifikimin e personave që qëndrojnë pas faqeve dhe profileve ku janë publikuar ose shpërndarë materialet.

Policia ka nisur gjithashtu procedurat për heqjen e përmbajtjeve nga platformat ku ato vijojnë të jenë të aksesueshme.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur hetimet kryesisht, pas konstatimit të publikimit dhe shpërndarjes në disa portale dhe platforma online të materialeve filmike me përmbajtje intime.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryen veprime hetimore me qëllim identifikimin e adresave IP, dhe të dhënave të tjera të faqeve dhe profileve që kanë publikuar apo shpërndarë këto materiale, si dhe po ndërmerr procedurat për heqjen e tyre nga platformat ku janë publikuar”, njofton Policia e Tiranës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

Hetimet vijojnë pas përhapjes së materialeve në rrjetet sociale, si dhe publikimit apo rishpërndarjes së tyre nga faqe dhe portale të ndryshme.

Më herët, edhe Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka kërkuar ndërprerjen e publikimit dhe rishpërndarjes së materialeve intime, duke paralajmëruar për përgjegjësi administrative dhe penale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.