E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthen analisti: Zgjedhja e kreut të SPAK, si në ‘Big Brother’!
Flash

Shpërthen analisti: Zgjedhja e kreut të SPAK, si në ‘Big Brother’!

Dje u zhvillua dëgjesa maratonë në KLP për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, që ‘vulosi’ Klodian Brahon si kryeprokuror i ri. Por për analistin Arjan Curri, e gjithë seanca e pyetjeve ishte nën nivelin minimal të pritshmërive.

Curri i cilësoi pyetjet e anëtarëve të KLP-së si “pyetje Big Brother-i”, duke thënë se i ngjanin më shumë një reality show sesa një procesi serioz për zgjedhjen e kreut të Prokurorisë së Posaçme.

“Pashë një Big Brother. Këto janë pyetje që konkurrentët e Big Brother i bëjnë njëri-tjetrit. Dikush i thoshte: ‘A do më ndihmosh po të kem ndonjë hall, të të kërkoj ndonjë nder?’ ‘Jo’, i thoshin këta, ‘jo’. Një tjetër i thoshte: ‘A do na japësh kafe apo kakao’. Këto janë skandale, është turp,” – tha Curri.

Sipas tij, niveli ishte aq i ulët sa edhe studentët e tij “do të vinin duart në kokë”.

“Aty duheshin pyetje të tipit ‘çfarë është prova’. Aty kishte furça njëri-tjetrit, përdorej termi ‘femër’. Ishin ku thërret qameti,” – u shpreh ai.

Në fund, Curri theksoi në “TopStory” se e vetmja që meritonte të paktën një votë, sipas tij, ishte kandidatja Doloreza Musabelliu:

“Zonjës Musabelliu duhet t’i jepej një votë.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.