E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthen Arlind Qori: Fitore koreano-veriore për Ramën!
Lajme

Shpërthen Arlind Qori: Fitore koreano-veriore për Ramën!

“Opozita e vjetë, të shuhet me turp”

Kreu i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, ka reaguar ashpër pas rezultateve të zgjedhjeve të pjesshme lokale që u mbajtën të dielën, më 9 nëntor, në pesë bashki të vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Qori ironizoi fitoret e Partisë Socialiste, duke i cilësuar si “në përmasa koreano-veriore”, ndërsa pjesëmarrjen e ulët në votime e krahasoi me atë të “Haitit të gangrenizuar nga lufta e bandave”.

“I vetmi përjashtim nga ky obskurantizëm do të ishte Tirana, aty ku kishte një alternativë kundër sistemit. Prandaj Edi Rama nxitoi të anulonte zgjedhjet në kryeqytet,” shkruan Qori.

Sipas tij, shifrat e ulëta të pjesëmarrjes tregojnë se “pushteti i korruptuar mund të bindë vetëm pakicën e pakicës së pakicës që të shkojë në votime”, ndërsa opozitën tradicionale e quan “të vjetruar e të diskredituar”.

“E vetmja dritë politike në fund të tunelit quhet Lëvizja Bashkë,” përmbyll reagimin e tij Qori.

Reagimi i plotë:

Me sa duket, partia në pushtet po fiton në përmasa koreano-veriore në zgjedhjet e parakohshme lokale. Nga ana tjetër, pjesëmarrja e popullsisë në zgjedhje është e barabartë me Haitin e gangrenizuar nga lufta e bandave.
I vetmi përjashtim nga ky obskurantizëm do të ishte Tirana, aty ku kishte një alternativë kundër sistemit. Prandaj Edi Rama nxitoi të anulonte zgjedhjet në kryeqytet.
Nuk ka vend për dëshpërim. Ky nivel pjesëmarrjeje tregon se pushteti i korruptuar mund të bindë vetëm pakicën e pakicës së pakicës që të shkojë në votime. Kurse opozitës së vjetruar e të diskretituar i ka mbetur vetëm të shuhet me turp nga skena politike.
E vetmja dritë politike në fund të tunelit quhet Lëvizja BASHKË.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.