E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet çatia e një ndërtese
Lajme

Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet çatia e një ndërtese

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është raportuar gjatë natës në Ishull-Lezhë, ku është dëmtuar çatia prej llamarine e një ndërtese që përdorej për magazinimin e materialeve shtëpiake.

Ngjarja është konstatuar rreth orës 00:05, kur 65-vjeçari me inicialet B. Sh., banues në Ishull-Lezhë, ka njoftuar për dëmtimin e objektit.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se çatia është dëmtuar si pasojë e përdorimit të një lënde plasëse. Deri në këtë fazë nuk ka informacion të konfirmuar mbi motivet e mundshme të ngjarjes apo personat që mund të jenë përfshirë.

Grupi hetimor po vijon punën për të dokumentuar rrethanat e plota të incidentit, për të përcaktuar shkakun e dëmtimit dhe për të identifikuar personin ose personat përgjegjës.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.