E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthim në një karburant në Sarandë, tym i dendur pranë ‘Gega Oil’
Lajme

Shpërthim në një karburant në Sarandë, tym i dendur pranë ‘Gega Oil’

Një shpërthim është raportuar këtë të martë në një pikë karburanti në Sarandë, duke shkaktuar një situatë alarmi në zonën përreth.

Në një foto të mbërritur në redaksinë e Publik.al, shihet një re e dendur tymi pranë pikës së karburantit “Ano Oil”, ndërsa disa automjete kanë ndaluar në rrugë.

Një 39-vjeçar ka pësuar djegie në trup, ndërsa një tjetër është dërguar në spital pas tronditjeve nga shpërthimi. Ngjarja vjen rreth tri javë pas shpërthimit në një pikë karburanti te Brryli në Tiranë, ku u dëmtuan tre punonjës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”, ndërsa të plagosurit janë transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit të Sarandës.

Të dëmtuarit janë Fatmir Pema, 39 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup, dhe Florian Bica, 27 vjeç, i cili është dërguar në spital pas tronditjeve të shkaktuara nga shpërthimi.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Deri në këto momente nuk është bërë i ditur zyrtarisht shkaku i shpërthimit dhe pritet që hetimet të përcaktojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

Ngjarja në Sarandë vjen vetëm rreth tri javë pas një tjetër shpërthimi në një pikë karburanti, këtë herë në kryeqytet.

Një tjetër karburant shpërthen në mes të qytetit, dy

Më 9 shtator, një shpërthim ndodhi në një karburant në zonën e Brrylit në Tiranë. Tre punonjës u dëmtuan dhe u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën. Informacionet e para të policisë flisnin për shpërthimin e mundshëm të një bombole gazi gjatë furnizimit të një automjeti.

Më vonë, Drejtoria e Inspektimit të Naftës dhe Gazit dha një tjetër version paraprak, sipas të cilit zjarri dyshohej se kishte nisur nga pjesa e pasme e një automjeti që ndodhej në sheshin e furnizimit dhe më pas kishte shkaktuar shpërthimin dhe dëmtimin e aparateve të karburantit. Sipas këtij versioni, rezervuarët nëntokësorë nuk kishin shpërthyer.

Dy ngjarjet kanë ndodhur brenda të njëjtit muaj dhe në të dyja rastet ka pasur persona të dëmtuar. Megjithatë, deri tani nuk ka të dhëna që t’i lidhin dy shpërthimet apo që të tregojnë se kanë pasur të njëjtin shkak.

Për shpërthimin e sotëm në Sarandë, autoritetet pritet të përcaktojnë nëse incidenti lidhet me pajisjet e pikës së karburantit, procesin e furnizimit apo një shkak tjetër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.