E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpëtuam nga Bordi i Paqes, po me  Kadastrën ç’do bëjmë?!
Flash

Shpëtuam nga Bordi i Paqes, po me Kadastrën ç’do bëjmë?!

Ky Bordi i Paqes së Gazës, shyqyr që u mblodh më në fund se na e plasi buzën. U enjtëm me teori konspiracioni mbi Ramaduron, Trumpin, bordin, FBI, helikopterët, izolimin ndërkombëtar e turlilloj teorihanesh.

Tani, ky bordi i kadastrës këtu a do mblidhet të bëjë ndonjë punë apo jo? Sot hyjmë në muajin e dytë të pritjes paqësore së një kartele të freskët që pasurisë sonë familjare!!!!

Po bordi i e-albanias do e ngrejë atë sistemin që bie çdo ditë?!

Prap nuk e kuptoj, përse për të shkarkuar dokumentat e pronës sime duhet të pres pa fund, deri sa ti mbushet mendja nuk e di se kujt aty në kadastër që të ma nisë në postë elektronike?!Përse nuk kam akses ta shkarkoj direkt sa herë të dua dokumentin e pronës sime, gjithnjë përkundrejt tarifës?!

A ka ndonjë mendje bordi i AKSH-it të na lehtësojë nga pengesat hajvaneske sipas të cilave, një punonjës kadastre në Kukës duhet të japë miratim që një kartelë të freskët në Sarandë?!

Jepuni ore njerëzve akses direkt në dokumentat e regjistruara të pronës së tyre!
Ooo, digjitalizim o!
Ooo heejjjjjj!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.