E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria e përfshirë në tregti ndërkombëtare të mbetjeve toksike, SPAK hesht
Lajme

Shqipëria e përfshirë në tregti ndërkombëtare të mbetjeve toksike, SPAK hesht

 Klodian Tomorri

Heshtja është pohim.

Normalisht prokuroret e SPAK sot duhet të ishin në doganë dhe në zyrat e Portit duke sekuestruar materiale dhe prova për skandalin e tmerrshëm të mbetjeve toksike.

Panorama tani është e qartë. Shqipëria është përfshirë në tregti ndërkombetare të mbetjeve toksike. Sot plasi skandali i Kinës. Pra nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të izoluar, por me një aktivitet të mirëfilltë kriminal.

Ky lloj aktiviteti nuk ka asnjë shans të bëhet pa përfshirjen e drejtëpërdrejtë të shtetit, përkatësisht të strukturave të sigurisë kufitare, doganave, portit dhe policisë. Nuk ngarkohen anijet në mes të ditës në Port pa qënë të përfshirë doganat dhe Porti.

Dhe implikimi duhet të jetë në nivelet më të larta. Kjo histori e bën Shqipërine shtet të pastër mafioz, që i ka futur tmerrin gjithë vendeve të botës se u con helme.

Tani problemi është se andej po kapen të gjitha dhe kontenieret do të kthehen në Shqipëri. Bëhet fjalë për 1600 tonë mbetje toksike, Kine plus Tajlande, të cilat do të kthehen në Durrës. Ku do të shkojnë pasi të shkarkohen në Durrës?

Rreziku që ato të depozitohen pa u trajtuar duke helmuar njerëzit është i madh. Për sa kohë këtu nuk funksionon kontrolli kufitar dhe mbetjet e rrezikshme hyjnë e dalin lirshëm nëpër porte dhe pika doganore, kush është aq naiv të mendojë se ekziston kontrolli i brendshëm?

Prandaj SPAK duhet të kishte hapur urgjentisht hetimet për këtë çështje. Normalisht këtu do të duhet të kishte edhe arrestime të profilit të lartë në flagrancë gjatë këtyre ditëve.

Heshtja është pohim. Në këtë rast pohimi i realitetit që vendin e ka kapur prej fyti mafia dhe krimi me pushtet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.