Shqipëria e treta në botë pas Brazilit dhe Perusë për abuzimet me kontratat e koncensioneve PPP
PPP-të e famshme janë një nga rreziqet më të mëdha të financave të shtetit shqiptar. Në një studim të Bankës Botërore, Shqipëria renditet e treta në botë pas Brazilit dhe Perusë për rreziqet fiskale, që burojnë nga ndërprerja e kontratave koncesionare me Partneritet-Publik-Privat (PPP).

Shqipëria renditet në vendin e tretë në botë për numrin e ndërprerjeve të hershme të kontratave PPP, duke u renditur pas Brazilit dhe Perusë. Për këto të dhëna Banka Botërore ka marrë si referencë vitin 2020.
Sipas Bankës Botërore, që ka ndërtuar një grafik sesa përqind të PBB-së mbulojnë këto kontrata të thyera, këshillon se qeveria duhet të ketë me patjetër një fond emergjence për humbjet maksimale të pritshme gjatë gjithë periudhës së kontratave.
Ndërprerjet e kontratave dhe rinegocimet janë dy procedura, që i kushtojnë shtetit qindra miliona euro, të dala nga xhepat e qytetarëve. Gjyqet për ndërprerjet e kontratave janë më të kushtueshmit, megjithëse janë më të rrallat.

Banka Botërore sugjeron se Shqipëria duhet të ruajë një rezervë në buxhet, që konsiston me 1.1 të PBB-së, për të mbuluar gjithë shpenzimet që vijnë nga ndërprerjet e kontratave koncesionare me PPP. Pavarësisht kësaj, fakti që Shqipëria renditet në vendet e para për rrezikun e tyre, tregon qartë keqmenaxhimin dhe shkujdesjen në këto ndërmarrje qindra miliona euroshe.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



