E enjte, 22 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria në mes të kaosit, Rama “dredh zinxhirin” nët Mal të Zi
Lajme

Shqipëria në mes të kaosit, Rama “dredh zinxhirin” nët Mal të Zi

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Budva të Malit të Zi, ku po merr pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit. Por, ndërsa në Shqipëri vijojnë protestat dhe përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës, kreu i qeverisë u shfaq para gazetarëve me batuta, duke e trajtuar me humor një prej elementeve të sigurisë që shoqërojnë takimin ndërkombëtar.

Gjatë mbërritjes në samit, Rama komentoi praninë e helikopterëve, duke u shprehur: “Në fakt, i vetmi vend ku ke gjithmonë helikopter mbi kokë sa herë që vjen”.

Më pas, kryeministri foli edhe për pjesëmarrjen në takimin ndërkombëtar, duke e cilësuar atë një traditë të përvitshme dhe duke shprehur kënaqësinë për rikthimin në këtë aktivitet.

“Ndjehem mirë që jemi këtu sërish për Procesin e Berlinit. Një ritual i përvitshëm këtë vit po zhvillohet në këtë vend të jashtëzakonshëm. Dhe çfarë duhet të them më shumë? Jam këtu dhe i lumtur të vazhdoj me miqtë që janë në pritje”, deklaroi Rama.

Në Tiranë, protesta dhe përplasje në Kuvend

Ndërsa kryeministri merr pjesë në takimin me liderët e rajonit dhe partnerët europianë, situata politike në Shqipëri vijon të jetë e tensionuar.

Protestat studentore kanë vijuar në kryeqytet, ku demonstruesit janë përplasur me forcat e policisë pranë godinës së Kuvendit. Protestuesit kanë shtyrë barrierat metalike të vendosura rreth Parlamentit, ndërsa në terren janë dislokuar forca të shumta policore dhe autobotë me ujë për menaxhimin e situatës.

Tensione janë regjistruar edhe brenda sallës së Kuvendit. Deputetë të Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren dhe kanë vendosur karrige mbi tavolina, duke shoqëruar protestën e tyre me thirrje kundër mazhorancës.

Kontrasti mes zhvillimeve në Tiranë dhe batutave të Ramës në Budva e vendos edhe një herë në qendër të vëmendjes mënyrën se si kryeministri komunikon publikisht në një moment kur vendi përballet me protesta dhe përplasje politike.

Ndërsa samiti vijon punimet në Mal të Zi, në Shqipëri mbetet e hapur përballja mes protestuesve, opozitës dhe qeverisë, në një klimë të ngarkuar politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.