Shqipëria “parajsë” për pensionistët amerikanë!
Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në arenën ndërkombëtare si një destinacion tërheqës për të kaluar vitet e pensionit.
Revista prestigjioze Forbes e ka përfshirë vendin tonë në listën e destinacioneve të rekomanduara për pensionistët amerikanë që dëshirojnë të jetojnë jashtë Shteteve të Bashkuara gjatë vitit 2026.
Në analizën e publikuar nga Forbes, ku janë vlerësuar 24 shtete dhe 96 destinacione konkrete, Shqipëria renditet mes alternativave që ofrojnë një kombinim të favorshëm të kostos së jetesës, cilësisë së jetës dhe klimës mesdhetare.
Sipas revistës, përzgjedhja është bërë duke analizuar një sërë kriteresh, mes të cilëve përfshihen kostoja e jetesës, cilësia e shërbimeve, sistemi shëndetësor, rreziku klimatik, komoditetet e përditshme dhe niveli i mikpritjes ndaj pensionistëve amerikanë.
Për Shqipërinë, Forbes veçon katër destinacione kryesore: Tiranën, Durrësin, Vlorën dhe Sarandën, të cilat konsiderohen si qytetet me potencialin më të madh për të ofruar një jetë komode dhe me kosto të përballueshme.
Një nga avantazhet kryesore që thekson Forbes është niveli i ulët i kostos së jetesës në krahasim me Shtetet e Bashkuara. Sipas revistës, kjo e bën Shqipërinë një zgjedhje tërheqëse për pensionistët që synojnë të reduktojnë shpenzimet, pa hequr dorë nga klima e favorshme, afërsia me detin dhe aksesi në shërbimet bazë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



