E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipërinë do e ngulfatë heshtja e frikacakëve që duhet të flasin dhe zhurma e interesxhinjve pa dinjitet!
Lajme

Shqipërinë do e ngulfatë heshtja e frikacakëve që duhet të flasin dhe zhurma e interesxhinjve pa dinjitet!

Kim Mehmeti

Shqipëria hesht edhe kur ia rrënojnë Teatrin Kombëtarë dhe mbëmendjen shqiptare, siç heshtë edhe kur fatin e drejtuesve të saj nuk e përcaktojnë zgjedhjet e lira dhe demokratike, por ‘votimi’.

Shqipëria heshtë edhe kur kryetarin e Akademisë dhe drejtuesit e institucioneve kulturore e shkencore ia emëron Kryeministri i vendit, siç heshtë edhe kur kryeredaktor i vetëm i gjitha mediave është Piktori.

Shqipëria heshtë edhe kur e dinë se thuajse të gjithë elitat dhe institucionet e saj i financon dhe i kontrollon krimi, siç hesht edhe kur në mes të rrugës kidnapohet e merret zvarrë nga policia ish presidenti i vendit dhe njëri nga drejtuesit e opozitës.

Shqipëria hesht edhe kur e sheh qartë se politikanët s’merren me fatinë e saj dhe të popullit, por vetëm me mirëqenien e familjarëve të vet, siç hesht edhe kur grupet kriminale i caktojnë listat e kandidatëve për deputet.

Në Shqipëri dëgjohet vetëm zhurma e debatuesve të paguar për ta mbuluar të vërteton se administrata shtetërore paguhet vetëm për ta votuar Piktorin, pra zhurma e atyre që paguhen të mos flasin për atë nëse zgjedhjet kanë qenë të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit në të, por për të metat e opozitës?!

Pra në mëmëdhe bërtasin e dalin nëpër ekranet televizive ata që duhet ta mbulojnë të vërtetën se të huajt i pranojnë zgjedhjet ‘alla shqiptarçe’ ngaqë e dinë se Shqipëria nuk ka studentë që do u hipnin biçikletave që të shkonin deri në Bruksel, ku do rrëfenin për profesorët e tyre që i përkulen vetëm partisë në pushtet.

Po, Shqipëria i hesht të vërtetat që duhet t’i thotë zëshëm dhe i bërtet gënjeshtrat që e mbulojnë të keqen e quajtur ‘aleanca e qelbësirave’ me në krye Piktorin.

Andaj nëse në Shqipëri edhe më tej nuk do dëgjohet zëri i guximit qytetarë dhe nëse në mëmëdhe nuk do e mbyllin gojën ata që duhet të turpërohen kur flasin, atëherë atë do e ngulfatë heshtja e frikacakëve që duhet të flasim dhe zhurma e interesxhinje pa dinjitet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.