Shqiptarit i fundoset makina, shpëton mrekullisht në çastet e fundit
Një incident i rrezikshëm është regjistruar në portin e Barit, ku një automjet me drejtues shqiptar ka përfunduar në det teksa po ngjitej në target për t’u imbarkuar në tragetin me destinacion Shqipërinë.
Sipas autoriteteve italiane, mjeti ka rrëshqitur papritur dhe ka rënë në ujë. Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka reaguar me shpejtësi, duke arritur të ngjitej në kabinë dhe të thyente xhamin e përparmë para se makina të fundosej plotësisht.
Roja Bregdetare italiane ka ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur shpëtimin e tij në kohë rekord. Drejtuesi shqiptar është nxjerrë i sigurt nga uji dhe është transportuar në një zonë të sigurt për kontroll mjekësor, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Zjarrfikësit, së bashku me njësinë e specializuar të zhytjes në Bari, kanë vijuar më pas operacionin për të rikuperuar automjetin nga fundi i portit.
Rrethanat e incidentit janë ende nën hetim, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një gabim manovrimi gjatë ngjitjes në target.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



