E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarja tenton arratisjen dhe përplas mjetet e policisë greke
Lajme

Shqiptarja tenton arratisjen dhe përplas mjetet e policisë greke

Skena si në filma, kapen 215 kg drogë në Janinë

Një operacion i Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Janinës ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme droge dhe arrestimin e tre shtetasve shqiptarë, mes të cilëve një femër. Ngjarja ka parandaluar trafikimin e mëtejshëm të drogës brenda territorit grek.

Sipas raportimeve, tre personat përballen me akuza për trafik droge, dhunë ndaj punonjësve, drejtim të rrezikshëm të mjetit, dëmtim të përsëritur të pronës së tjetrit dhe shkelje të ligjit për të huajt.

Makina tip fuoristradë e drejtuar nga shqiptarja u pikas në aksin kombëtar Janinë–Kozan. Shoferja, duke mos iu bindur sinjaleve të ndalimit nga policia dhe duke përfituar nga kushtet e vështira të motit dhe rrugës, përshkroi një rrugë të gjatë përmes zonave të Prefekturës së Grevenas. Gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar kontrollit, ajo përplasi dy herë automjetet zyrtare, duke u shkaktuar dëme atyre.

Droga brenda makinës

Brenda makinës u gjetën 118 pako marijuanë me një peshë totale prej 215 kg, si dhe djali 2 vite e gjysmë i shqiptarese që drejtonte mjetin.

Ndërkohë, pas shkëmbimit të informacionit midis shërbimeve policore, oficerët e Departamentit të Trafikut të Grevenës identifikuan një tjetër automjet që shërbente si eskortë, ku udhëtonin dy bashkëpunëtorët e tjerë shqiptarë. Ata u arrestuan dhe mjeti i tyre, së bashku me 510 euro dhe dy telefona celularë, u konfiskuan.

Të tre të arrestuarit dhe dosja e ngritur ndaj tyre do të çohen në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Janinës, ku do të vazhdojnë procedurat ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.